Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Vendim unanim: PD iu rikthehet demokratëve

Shakira dhe Gerard Pique njoftojnë ndarjen pas 12 vitesh lidhje

Shakira dhe Gerard Pique njoftojnë ndarjen pas 12 vitesh lidhje

13:03, 04/06/2022

Këngëtarja Shakira dhe futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique kanë bërë të ditur se pas gati 12 vitesh lidhje dhe dy fëmijëve së bashku, janë në prag të ndarjes. Kjo është komunikuar nga të dy përmes një letre të përbashkët që është komunikuar nga agjencia EFE. “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, theksojnë dyshja. Vetëm 26 fjalë për t'i thënë lamtumirë më shumë se një dekade dashurie.

Gjatë javëve të fundit, informacionet që tregonin për një distancim të çiftit, madje edhe revista “Hello” njoftoi të premten se një javë më parë, të shtunën, më 28 maj, këngëtarja kolumbiane kishte pësuar një sulm të rëndë ankthi dhe duhej të trajtohej nga shërbimet mjekësore në një ambulancë, e cila e dërgoi në spitalin e Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco