Një ndarje e mundshme mes Shakirës dhe Piqué? Gazetari ngre dyshimet e mëdha

Një ndarje e mundshme mes Shakirës dhe Piqué? Gazetari ngre dyshimet e mëdha

16:19, 01/06/2022
A+ Aa A-

Prej ditësh, po përflitet për një ndarje të mundshme mes Shakirës dhe Gerard Piqué. Madje, disa informacione që janë publikuar së fundmi kanë shtuar dyshimet.

Një artikull i shkruar për “El Periódico” nga Emilio Pérez po lexohet kudo pasi në të thuhet se marrëdhënia e çiftit nuk është aspak e mirë.

Gazetari thekson se Piqué ka kaluar netë i vetëm në banesën e tij të vjetër.

Gjithçka duket se tregon se marrëdhënia sentimentale, në çift, mes Shakirës dhe Piqué po kalon një nga momentet e saj më të këqija që kur u takuan në vitin 2010. Ka nga ata që kanë parë prej disa javësh kapitenin e Barçës duke jetuar sërish, duke kaluar netë e ditë, në banesën e tij të vjetër në rrugën Muntaner, ngjitur me Plaza Adrià”, shkruan Pérez.

Gjithashtu, gazetari ka vëzhguar profilin e Shakirës në rrjete sociale. Ai thekson se këngëtarja nuk ka publikuar foto prej muajsh me Piqué.

Më tej, ai shkruan se postimi i fundit i dyshes ka qenë që më 21 mars.

Pérez thekson se kënga e fundit e artistes mund të tregojë edhe si lidhja e saj me Piqué po shkon në këto momente.

Lidhur me gjithë këto aludime, deri më tani nuk ka asnjë reagim nga dyshja e njohur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco