VIDEO/ Sërish telashe për Neymar, sulmuesi dëmtohet në stërvitje me Brazilin

VIDEO/ Sërish telashe për Neymar, sulmuesi dëmtohet në stërvitje me Brazilin

17:31, 01/06/2022

Ndërkohë që sezoni për klube ka përfunduar, mbeten ende disa ndeshje ndërkombëtare për t'u luajtur për lojtarët para se të shkojnë me pushime. Ky është padyshim rasti i Neymar, i cili është i pranishëm me kombëtaren braziliane që po përgatitet të sfidojë Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Megjithatë, sulmuesi i PSG-së pësoi një lëndim në stërvitje dhe është i pasigurt për ndeshjen ndaj koreanëve të enjten. Këmba që iu është nënshtruar operacioneve të shumta vitet e fundit pati kontakt me Danilon dhe Leo Ortiz sipas UOL Esporte . Braziliani u detyrua të shkurtojë seancën e tij stërvitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco