'Bileta' e fundit për në Abissnet Superiore, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Egnatia-Korabi

'Bileta' e fundit për në Abissnet Superiore, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Egnatia-Korabi

16:53, 31/05/2022

Egnatia dhe Korabi do të luajnë sfidën që do të vendosë se kush do të jetë emri i fundit që do të kompletojë Superioren në sezonin e ri, e cila do të luhet në “Arena Egnatia”

Egnatia mori vetëm një pikë, në javën fundit përballë Dinamos. Të besuarit e Ramadanit e mbyllën edicionin në vendin e tetë me 35 pikë, por në shtëpi, rrogozhinasit nuk krijuan një rendiment të mirë, me vetëm 4 fitore, 4 barazime dhe plotë 10 humbje.

Në krahun tjetër, dibranët kërkojnë rikthimin pas 6 sezonesh, pas rënies nga elita në sezonin 2016-2017.

Korabi, në Kategorinë e Parë, këtë edicion zhvilloi një kampionat të mirë dhe e mbylli sezonin e rregullt në vendin e tretë me 59 pikë.

Ndërkohë, trajnerët Ramadani dhe Mziu kanë vendosur edhe formacionet me të cilët do të zbresin në fushën e lojës.

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krivanjeva, Krasniqi, Allmuça, Agbekpornu, Levendi, Delarge, Imeri, Jackson, Pedro.

Trajner: Zekirija Ramadani

Korabi: Mehidri, Joti, Paplekaj, Sefgjinaj, Disha, Çutra, S.Mziu, Raza, Geci, Marku, Dragoj

Trajner: Donald Mziu

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco