La Liga konfirmon datën e fillimit të sezonit të ri

La Liga konfirmon datën e fillimit të sezonit të ri

22:06, 30/05/2022

La Liga ka publikuar kalendarin e ndeshjeve për sezonin e ardhshëm 2022/23.

Ashtu si edhe te kampionatet tjera, edhe kalendari i ndeshjeve në Spanjë ka pësuar ndryshime shkaku i Kampionatit Botëror “Katar 2022”, i cili do të mbahet nga datat 21 nëntor – 18 dhjetor.

Sezoni i ri në La Liga do të fillojë më 14 gusht dhe do të përfundojë më 4 qershor. Për shkak të Botërorit, nuk do të ketë ndeshje midis 9 nëntorit dhe 29 dhjetorit të këtij viti.

Image

Finalja e Kupës së Mbretit do të zhvillohet më 29 prill 2023 dhe Superkupa e Spanjës do të mbahet nga 11 deri më 15 janar 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco