Lewandowski lëshon nga Polonia deklaratën e bujshme për Bayernin e Mynihut

Lewandowski lëshon nga Polonia deklaratën e bujshme për Bayernin e Mynihut

15:43, 30/05/2022

Robert Lewandowski praktikisht e ka mbyllur përvojën te Bayerni i Mynihut.

Sulmuesi polak, i grumbulluar në Kombëtaren e tij për ndeshjet e Nations League, i dërgon një mesazh të qartë klubit bavarez:

“Epoka ime te Bayerni ka përfunduar. Nuk shoh më asnjë shans për të luajtur për këtë klub”.

Prej javësh, në Gjermani është diskutuar nëse do të qëndrojë apo jo në formacionin e Julian Nagelsmannit, por kjo deklaratë e fundit e tij nuk lë më vend për interpretime.

Shumë klube janë të interesuara për një nga lojtarët më të fortë në botë, siç është normale, dhe vetë Lewandowski pret që drejtuesit e Bayernit ta mirëkuptojnë.

“Bayerni është një klub serioz, transferimi është zgjidhja më e mirë, shpresoj se nuk do të më bllokojnë”.

Fjalë shumë të qarta dhe që i referohen një kapitulli që po mbyllet: një epokë që filloi në vitin 2014, kur Lewandowski u largua nga Borussia e Dortmundit, dhe që numëron shumë trofe, si dhe 344 gola në 374 paraqitje.

Stacioni i radhës, ndoshta dhe i fundit, i Lewandowskit pritet të jetë Barcelona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco