Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Nedim Bajrami: Në kombëtare ka ndërthurje brezash, klima është...

Nedim Bajrami: Në kombëtare ka ndërthurje brezash, klima është...

14:49, 30/05/2022

Nedim Bajrami doli në konferencë për shtyp për të folur për përgatitjet e skuadrës sonë kombëtare për dy sfidat zyrtare ndaj Islandës dhe Izraelit, të vlefshme për Ligën e Kombeve, si dhe miqësoren e 13 qershorit ndaj Estonisë

“Ndihemi shumë mirë me skuadrën, ka një miks mes lojtarëve të rinj dhe me eksperiencë. Ndihemi shumë mirë, nuk shihet kush është më i ri dhe cili më i vjetër.

Konkurrenca në Kombëtare: “Konkurrenca është normale në futbolli, secili dëshiron të luajë, trajneri vendos. Në japim maksimumin për të qenë gati për ndeshjet”.

Klima në Kombëtare: “Jemi një skuadër ku të gjithë komunikojmë, jemi të gjithë bashkë dhe japim maksimumin. Klima është super.”

Objektivi në dy ndeshjet e para: “Objektivi është ta fillojmë Nations League me rezultat pozitiv, të  stërvitemi mirë dhe të japim maksimumin”.

Fjalët e merkatos: “Është sezoni i parë në Serinë A, ka shkuar shumë si për mua dhe për Empolin. Se çfarë do të ndodhë, është herët ta thuash, shpresojmë ta nisim mirë Nations League.

Përsëritje e suksesit të 2016-ës? “E dimë që kemi skuadër të fortë, por nuk është e lehtë ta arrish objektivin, edhe pse mungon në grupin tonë Rusia, që konsiderohet ekip shumë i fortë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco