Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Prezantohet Skënder Gega: Asgjë nuk na mungon që Kukësi të shkojë atje ku e meriton

Prezantohet Skënder Gega: Asgjë nuk na mungon që Kukësi të shkojë atje ku e meriton

13:26, 30/05/2022

Pas arritjes së marrëveshjes, Skënder Gega është prezantuar ditën e sotme në ambientet e stadiumit “Kukës Arena” si trajner i ri i Kukësit.

Tekniku i cili i dha fund aventurës së tij me Skënderbeun, tha në konferencën për shtyp se është një përgjegjësi e madhe të jesh pjesë e verilindorëve dhe se klubi të jetë konkurrues dhe solid.

“Unë kam qenë pjesë e Kukësit, por jo në një periudhë të mirë, jo të Kukësit, por e imja. Është një fjalë që shansin e parë ta shfrytëzosh dhe të mbeten marrëdhëniet e mia që edhe një herë të vijë shansi i dytë. Është përgjegjësi e madhe, ndihem shumë i respektuar. Me punë dhe me korrektësi profesionale asgjë nuk na mungon që Kukësi të shkojë atje ku e meriton”, tha fillimisht Gega.

Investimet – “Nuk është sekret, përfshirë investimin kolosal për këtë stadium. Kukësi është larg Tiranës, siç është Korça, Saranda apo Vlora. Infrastruktura dhe mbështetja financiare e Kukësit nuk mungon për çdo futbollist profesionist që të vijë këtu”.

Bisedimet – “Çdo gjë do të bisedohet me klubin. Do të ulemi me drejtuesit për të gjetur ku është më e mira. Të shohim me klubin me detaje të shohim grupet që do të jenë. Grupi që vazhdon ta ketë kontratën, ai grup që i ka mbaruar kontrata dhe pjesa tjetër se cili do të vijë”.

Kupat e Europës – “Shpresoj që ne nesër të jemi pjesë për Kupat e Europës, të fillojmë punën për të qenë një klub solid dhe me shumë pretendime”, përfundoi Skënder Gega.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco