Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ligat kryesore të Evropës do nisin më shpejt, shkak bëhet Kampionati Botëror ‘Katar 2022’

Ligat kryesore të Evropës do nisin më shpejt, shkak bëhet Kampionati Botëror ‘Katar 2022’

11:29, 30/05/2022

Edicioni 2021-2022 ka ulur siparin në ligat kryesore në kontinentin “e vjetër” dhe tashmë fokusi është kthyer nga sezoni i ri.

Edicioni futbollistik 2022-2023 do të nisë më shpejt seç jemi mësuar, kjo për shkak të fazës finale të Kupës së Botës, që për herë të parë në histori do të luhet në fundvit, më saktë në periudhën nëntor-dhjetor.

Kjo ndikon drejtpërdrejt edhe në nisjen dhe zhvillimin e kampionateve, pasi do të kenë pak kohë në dispozicion për të rikuperuar energjitë, pasi rikthimi në fushën blertë do të jetë i shpejtë.

Kështu, kampionati anglez, Premier League do të “luajë” topin e parë për sezonin e ri më 6 gusht dhe do të mbyllet më 28 maj 2023.

Ashtu si në “ishull” edhe në Francë, sezoni i ri do të fillojë më 6 gusht dhe është parashikuar të mbyllet më 3 qershor 2023.

Kampionati spanjoll, La Liga, do të nisë më 12 gusht, ndërsa nuk ka një datë fikse për mbylljen e sezonit të rregullt.

Risi për futbollin gjerman, pasi Bundesliga do të “ndez” motorët më 5 gusht dhe do të përfundojë më 27 maj 2023.

Në Itali, Serie A do të nisë më 13 gusht, ndërsa kampionati holandez është ende në pritje të një date fikse se kur do të fillojë sezoni i ri, por ashtu si pjesa më e madhe e kampionateve elitarë, edhe në Eredivisie pritet të fillojë brenda datës 12 gusht.

E përbashkëta e të gjithë kampionateve është ndërprerja e tyre në fundjavën e dytë të nëntorit, më 13, për t’u bërë gati më pas për emocionet e Kupës së Botës, “Katar 2022” që starton më 21 nëntor dhe do të mbyllet më 18 dhjetor 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco