Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

I riu nga Kosova, kampion i Shqipërisë në atletikë

I riu nga Kosova, kampion i Shqipërisë në atletikë

10:05, 30/05/2022

Sportistët nga Kosova nuk njihen vetëm për xhudo e futboll, por ata janë të shquar edhe në sportet e tjera.

Në sportin e atletikës, i riu nga Gjakova, Tirron Mamusha ka zënë vendin e parë në garën e mbajtur në Elbasan, duke u shpallur kështu kampion i Shqipërisë i vitit 2022.

Mamusha ka rrëfyer për fillimet e tij nga sportet si futbolli e boksi, duke vazhduar rrugëtimin e tij në atletikë dhe suksesin e tij deri në shpalljen kampion i Shqipërisë.

Mamusha ka treguar për titullin e fituar së fundmi, por ka bërë të ditur se kjo fitore në Shqipëri nuk është e para.

”Po, me datën 23-24 maj ka qenë kampionati i Shqipërisë, dhe unë kam garuar në distancën 5 mijë m. Në këtë garë kam arritur të dalë i pari duke u shpallur kampion i Shqipërisë. Ky është viti i dytë që garoj për Kampionatin në Elbasan dhe është viti i dytë rresht që kam arritur të fitoj”, ka thënë Mamusha.

Ai ka treguar edhe për fillimet e tij në sport.

”Unë vij prej një familjeje që janë kontribues dhe adhurues të sportit, e kjo më ka shtyer që unë si fëmijë të merrem me sport dhe në fund jam përcaktuar për sportin e atletikës, pasi është sporti në të cilin kam gjetur veten”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco