Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Berlusconi dhe Galliani bëjnë histori edhe me Monzën, e ngjisin për herë të parë në Serie A

Berlusconi dhe Galliani bëjnë histori edhe me Monzën, e ngjisin për herë të parë në Serie A

09:03, 30/05/2022

Monza shkruan një kapitull të jashtëzakonshëm të historisë së saj 110-vjeçare, pasi për herë të parë ia ka dalë të ngjitet në elitën e futbollit italian.

Skuadra e themeluar më 1912-ën ka milituar gjithmonë në liga të ulëta italiane, duke arritur maksimumi deri në Serinë B, megjithatë mbrëmjen e djeshme ka marrë biletën e parë në histori, për të garuar në Serinë A.

Nëpërmjet një rrugëtimi të vështirë të Play Off-it, Monza ia doli të mposhtë Pisën në dy ndeshjet finale dhe të sigurojë ngjitjen në elitë.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2-1 për Monzën, që kohën e rregullt e humbi 3-2 në Pisa dhe sfida iu drejtua shtesës.

Megjithatë aty skuadra e drejtuar nga Giovanni Stroppa shënoi dy herë, duke vulosur ngjitjen në elitën e futbollit italian, në harkun e 4 viteve kur klubin e mori në zotërim dyshja e suksesit te Milani, Berlusconi-Galliani.

Të dy vendosën të investojnë te Monza të 2018-ën, duke e marrë skuadrën nga nivele të ulëta dhe duke ngjitur shkallët një nga një, teksa pas tentativës së dështuar sezonin e kaluar, kompletuan rrugëtimin e tyre mbrëmjen e djeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco