VIDEO/ Paradë festive rrugëve të qytetit, Liverpool harron humbjen në finalen e Champions

VIDEO/ Paradë festive rrugëve të qytetit, Liverpool harron humbjen në finalen e Champions

22:44, 29/05/2022

Ndonëse u mposht mbrëmjen e djeshme nga Reali i Madridit në finalen e Champions League në “Stade de France”, Liverpool feston bashkë me tifozët e tij përfundimin e këtij sezoni.

Djemtë e teknikut Klopp kanë shëtitur rrugët e qytetit mbi një autobus të hapur, duke bërë paradën e trofeve, sepse ndonëse dështuan në Champions dhe kampionat, të kuqtë arritën të fitonin dy kupa kombëtare këtë sezon.

Salah dhe shokët e tij u kanë treguar tifozëve të kuq, trofetë e Kupës së Ligës dhe Kupës së Mbretëreshës, që fituan këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco