Çekiçi: Përjashtimi i Rusisë na e ka bërë më të lehtë grupin, kjo Kombëtare e ka një pikë të fortë

Çekiçi: Përjashtimi i Rusisë na e ka bërë më të lehtë grupin, kjo Kombëtare e ka një pikë të fortë

12:57, 28/05/2022

Endri Çekiçi ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë në Turqi me fanellën e Konyaspor, teksa së fundmi ka fituar edhe një vend në Kombëtaren shqiptare.

I ftuar nga trajneri Reja për sfidat e Nations League ndaj Islandës dhe Izraelit, mesfushori nga Pogradeci ishte sot përkrah Taulant Seferit në konferencë për shtyp për mediat, ku u shpreh:

Aventura te Konyaspor – “Ndihma e Sokolit dhe Zymerit ka qenë shumë e madhe që kur ika te Konyaspori. Po shpresonim për vendin e dytë, por edhe vendi i tretë e bën sezonin shumë të suksesshëm. Kam pak sa shumë të njëjtat statistika si tek Olimpia, por kampionati turk është më i fortë nga ana fizike dhe emrat e lojtarëve që luajnë aty. Jam përmirësuar shumë fizikisht në Turqi.

Kam qenë gjithmonë gati për kombëtaren, por vendos trajneri se kush do të luajë. Rëndësi ka të japim 100%, kushdo që luan të japë maksimumin. Fitoren me Islandën ta lëmë pas, kanë kaluar dy vite, të dy ekipet janë të reja dhe kanë ndryshuar.

Vendi i parë në grup – Përjashtimi i Rusisë na e ka bërë pak më të lehtë grupin. Duhet të futemi në fushë për vendin e parë, kemi shumë besim se do e arrijmë qëllimin. Nëse dalim të parët në grup do kemi shanse edhe për Europianin. Vendi i parë duhet të jetë qëllimi ynë kryesor.

Presion? Jo, kemi lojtarë që luajnë në klube të mëdha, ata janë mësuar me presion, kështu që jo, nuk do kemi probleme presioni. Mungesat? Bare dhe Laçi janë lojtarë të rëndësishëm dhe me kualitet, por kemi edhe Gjasulën, Asllanin dhe Bajramin, jam edhe unë. Të japim maksimumin.

 

Pika më e fortë e kombëtares? Këto dy vitet e fundit ka qenë pak a shumë i njëjti grup. Harmonia në grup është pika më e fortë. I shoh çunat të kënaqur dhe të qetë, kjo është pika më e fortë.

 

Tifozët? Tifozat Kuq e Zi kanë qenë gjithmonë fantastikë, na kanë mbështetur në çdo moment. Besoj se do e mbushin stadiumin me Izraelin, shpresojmë t’i bëjmë krenarë“, theksoi 25-vjeçari nga Pogradeci.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco