Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Kush qëndron pas mbrojtjes së Irena Gjokës?

Finalja e Konferencë Ligës/ Garda merr në mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë

Finalja e Konferencë Ligës/ Garda merr në mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë

17:21, 25/05/2022

Në mënyrë që ti paraprijë çdo situate sa i takon mbajtjes sot të finales së Konferencë Ligës, Garda e Republikës do të marrë nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë.  

Sipas burimeve për mediat,shërbimet e zjarrfikëses, ambulancës, Gardës së Republikës por edhe agjensitë e tjera ligjzbatuese përfshirë shërbimet inteligjente, janë vendosur përgjatë orëve të pasdites nëpër pikat kryesore të kryeqytetit, veçanërisht në zonat ku janë grumbulluar tifo-grupet e dy ekipeve europiane që ndeshen mbrëmjen e sotme në "Air Albania".

Ambulancat ndodhen në afërsi të vendqëndrimeve të tifozëve të pajisura me mjete e paisje të ndihmës së shpejtë dhe staf mjekësor.

Garda ka marrë në mbrojtje dhe vëzhgim institucionet e rëndësisë së veçantë, përfshirë Kryesinë e Kuvendit, Presidencën, kryeministrinë, parlamentin, ambasadat, veçanërisht atë holandeze dhe italiane, godinat shtetërore përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe sheshit "Skënderbej".

Zjarrëfikëset dhe ekipet e tyre përkatëse janë stacionuar më në periferi të zonave ku kanë ndodhur grumbullimet, të gatshëm për të ndërhyrë në çdo rast emergjence. Në ndihmë të tyre në gatishmëri janë vendosur edhe qytetet fqinje me Tiranën.

Autoritetet përveç vëzhgimit në terren, nga patrullat e shumta, kanë angazhuar edhe patrulla civile me qëllim kryesor mbajtjen nën vëzhgim të elementëve që mund të cënojnë sigurinë dhe qetësinë publike.

Gjithashtu, janë nën monitorim nga salla operative pamjet filmike që regjistrojnë në pikat kyçe të Tiranës kamerat e sigurisë por jo vetëm, edhe dronët e ngritur për të njëjtat arsye.

Marrja e masave të tilla që kanë të bëjnë kryesisht me sigurinë, vijnë përveç të tjerave, edhe në kuadër të figurave mjaft të larta të politikës dhe sportit që ndodhen në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco