Cana: Nuk bëj dot tifo për Romën, doja Marseille në finale

Cana: Nuk bëj dot tifo për Romën, doja Marseille në finale

13:46, 24/05/2022

Ambasadori i Conference League dhe një prej legjendave të kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ishte i pranishëm në sheshin Skënderbej ku u ekspozua për publikun dhe trofeu i Conference League.

Cana teksa theksoi se do të dëshironte të ishte në fushë, ndërsa shtoi se priste në finale Marseillën, ish-ekipin e tij.

Ai foli për Supersport, ku nuk i kurseu edhe këshillat për shqiptarin e Romës, Marash Kumbulla. “Nuk kam luajtur finale europiane, por finale kam luajtur. Ka qenë finalja e fundit kundër Romës me Lazion dhe kemi fituar, është një djalë me shumë potencial. Ka fatin që shumë herët ka shkuar në një klub të madh dhe nëse do të ketë minuta të luajë me qetësi, do të ketë tifozët e vet dhe i uroj më të mirën”.

EMOCIONET- “Janë të mëdha dhe dominon kënaqësia, kënaqësi kur vendi yt është një organizator i këtij kompeticioni. Për të treguar një vend të ngrohtë dhe futbolldashës, që i pret në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe, ky kompeticion i ri do të ketë një nisje me këmbë të mbarë”.

DËSHIRA PËR TË QËNË NË FUSHË- “Patjetër, çdo futbollist ka dëshirë të luajë një finale europiane. Unë kam mbërritur deri në çerekfinale, e shihnin si një kompeticion të tretë, por është i jashtëzakonshëm dhe në finale janë dy skuadra të mëdha. U mërzita që nuk kaloj Marseille sepse do të prisja tifozët këtu. Duke qenë lacial nuk bëj dot tifo për Romën, por duke pasur Marashin aty brenda…”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco