Zyrtare/ Ermir Lenjani largohet nga klubi zvicerian

Zyrtare/ Ermir Lenjani largohet nga klubi zvicerian

13:01, 24/05/2022

Ermir Lenjani është larguar nga Grasshopper pasi kontrata e tij me klubin zvicerian ka mbaruar.

Shqiptari kishte marrëveshje me klubin deri në fund të këtij sezoni dhe marrëveshja për rinovim nuk u arrit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi zvicerian ka njoftuar largimin e Lenjanit dhe nëntë futbollistëve të tjerë.

Në fund të sezonit, Grasshopper Club Zurich do t’u thotë lamtumirë 9 lojtarëve të ekipit të parë që nuk kanë rinovuar kontratën me klubin ose po kthehen në klubet e tyre pas huazimit”.

“Mateo Matic është një nga pesë profesionistët që do të largohen nga klubi kur të skadojnë kontratat e tyre, së bashku me Ermir Lenjani, Nuno da Silva, André Santos dhe Brayan Riascos”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lojtari 32-vjeçar do të jetë në kërkim të një aventurë të re, por që ende nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco