Lajmi i fundit

‘Metamorfoza 2’/ Arrestohet në Milano, ‘Leksi i druve’

Stadiumi i klubit të ligës së parë ukrainase u shkatërrua plotësisht nga bombardimet ruse

Stadiumi i klubit të ligës së parë ukrainase u shkatërrua plotësisht nga bombardimet ruse

08:39, 12/03/2022

Futbollisti legjendar kroat Darijo Srna ka publikuar një foto të stadiumit të klubit të futbollit Desna i shkatërruar plotësisht nga bombardimet ruse.

Drejtori sportiv i Shakhtar Donetsk ka arritur të arratiset nga Ukraina pas fillimit të luftës, por ai ende po ndjek ngjarjet e luftës. Kështu, ish-kapiteni i Shakhtarit ka postuar në Instagramin e tij dy foto nga stadiumi i shkatërruar i futbollit në Chernihiv.

“Për të tretën herë, bastardët e Moskës shënjestruan ndërtesën më të rrezikshme ushtarake në qytet - stadiumin e klubit tonë. Fotot tregojnë pasojat e bombardimeve. Ne do të rindërtojmë gjithçka dhe do të bëhemi më të fortë, dhe ju "fqinjë miqësorë" do të jetoni me këtë për pjesën tjetër të jetës suaj, deri në fitore. Populli ukrainas është i bashkuar, ky është vendi ynë”, tha klubi ukrainas që militon në Ligën e parë.

Kujtojmë, stadiumi dikur mbante emrin e Yuri Gagarin, kishte 5500 vende dhe mund të mbante deri në 12000 spektatorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco