Ish-futbollisti i Shakhtarit u vra gjatë rrethimit rus të Khersonit

Ish-futbollisti i Shakhtarit u vra gjatë rrethimit rus të Khersonit

17:22, 11/03/2022

Klubi ukrainas i Shakhtar Donetsk njoftoi për vdekjen e Vladimir Rogovskit. Ish-sulmuesi luajti për Shakhtarin midis viteve 1975 dhe 1982.

Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të lërë viktima, të lidhura me botën e sportit. Këtë herë ishte Vladimir Rogovski, ish-lojtari i Shakhtarit nga Donetsk, i cili humbi jetën në moshën 68-vjeçare gjatë rrethimit rus të Khersonit dhe Kharkovit.

Skuadra ukrainase raportoi në rrjetet sociale për vdekjen e ish-futbollistit të saj dhe shprehu ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Vladimir Rogovsky.

 

 

Ish-sulmuesi luajti për Shakhtarin nga viti 1975 deri në vitin 1982 (224 ndeshj, 25 gola). Me ekipin ukrainas, Rogovsky ishte dy herë nën-kampion i BRSS (1975, 1979) dhe fitoi Kupën e BRSS (1980).

Rogovski ishte lojtari që shënoi golin e parë të Shakhtarit në kompeticionet evropiane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco