Analiza e kampionatit shqiptar/ Pasimet në 30 metrat e fundit, Kukësi e Teuta më të saktët

Analiza e kampionatit shqiptar/ Pasimet në 30 metrat e fundit, Kukësi e Teuta më të saktët

15:09, 11/03/2022

Gjatë një ndeshjeje futbolli, jo të gjithë pasimet janë njësoj. Sa më shumë afrohesh te porta kundërshtare, aq më shumë rritet koeficienti i vështirësisë, për motive të ndryshme: rritet përqendrimi i kundërshtarëve në atë zonë për topin, afrimi pranë portës kundërshtare gjithmonë do të thotë se hapësirat janë reduktuar dhe automatikisht lind nevoja për të gjetur pasimin vendimtar që mund të të nxjerrë në mundësi shënimi.

Secila skuadër ka mënyrën e saj të të luajturit dhe një stil të përzgjedhur nga stafi teknik, por përtej mënyrës së zgjedhur është e qartë që një pjesë të rëndësishme të ndërtimit të lojës e luajnë ato lojtarë që janë në gjendje të realizojnë pasime me saktësi në tridhjetë metrat e fundit.

Kjo është një e dhënë që përdoret shumë në analizat që i bëhet skuadrave por edhe në kuadër të merkatos: një lojtar që arrin të realizojë një pasim në tridhjetë metrat e fundit të fushës jo vetëm që ka cilësi teknike të mëdha, por ka edhe personalitet e gatishmëri mendore për të rrezikuar pasime të vendimtare në zona të rrezikshme.

Duke parë të dhënat e këtij kampionati, nuk duhet të çuditemi që lojtarët të cilët mbajnë vendet e para në këtë klasifikim që kemi realizuar, mbulojnë role të ndryshme në skuadrat e tyre.

Image

Të dhëna të larta në këtë klasifikim (10,17) ka edhe Sabien Lilaj i Dinamos, por për shkak të aktivizimit të pakët në kampionat, nuk është përfshirë në klasifikimin e mësipërm. Për të lexuar këtë klasifikim, nuk duhet të bëjmë një lidhje me renditjen e kampionatit, por duhet të analizojmë faktin sesa skuadrat i besojnë në lojën e tyre lojtarëve të tillë që nëpërmjet topave të gjatë ose pasimeve filtruese arrijnë të krijojnë mundësi shënimi dhe janë vendimtar në tridhjetë metrat e fundit.

Duke lexuar tabelën, prania e lojtarëve të Kukësit dhe Teutës në këtë klasifikim tregon që këto janë dy skuadrat që vertikalizojnë shumë, me pak lojtarë, dhe që kërkojnë në mënyrë të shpejtë të spostojnë lojën në gjysmëfushën kundërshtare.

Për të konfirmuar faktin sesi pasimet në tridhjetë metrat e fundit përshkruajnë mënyrën sesi luan një skuadër dhe jo forcën e saj të vërtetë, kemi përpiluar klasifikimin e skuadrave që bëjnë më shumë pasime në tridhjetë metrat e fundit. Edhe këtu surprizat nuk mungojnë.

Image

Në këtë rast, kemi një konfirmim të faktit që Kukësi luan shumë në gjysmëfushën kundërshtare falë edhe lojtarëve të saj që bëjnë më shumë pasime në zonën e sulmit. Te Teuta ndërkohë aftësia e disa lojtarëve që kryejnë më shumë pasime në zonën e sulmit kundërshtar nuk sjell për skuadrën pozicione të rëndësishme në renditjen e kampionatit.

Ky është një konfirmim tjetër se tema që kemi analizuar është stili i lojës së një skuadre, ose më saktë shpjegimi i mënyrës sesi një skuadër kërkon ti shënoj gol kundërshtarëve, por që gjithsesi nëse shikon të dhënat e mësipërme, nuk është reflektuar në renditjen e kampionatit dhe ecurinë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco