Barcelona këmbëngul për Koulibalyn

Barcelona këmbëngul për Koulibalyn

12:33, 08/03/2022

Te Barcelona janë të vendosur për ta transferuar Kalidou Koulibalyn në fund të këtij edicioni.

Bëhet e ditur se Koulibaly është zgjedhja e parë e Barcelonës për repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit spanjoll, pritet së shpejti t’i bëjnë ofertë zyrtare Napolit për lirimin e senegalezit.

Barça beson se me një ofertë prej 50 milionë eurosh mund ta bind ekipin italian, në të cilin Koulibaly vlerësohet shumë.

30-vjeçari këtë sezon në 25 paraqitje, ka shënuar edhe dy gola e ka bërë po aq asistime. Ai ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me Napolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2014 nga Genku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco