Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Interi nis negociatat me drejtuesit e Juves, Dybala ëndrra e tifozëve zikaltër

Interi nis negociatat me drejtuesit e Juves, Dybala ëndrra e tifozëve zikaltër

09:58, 08/03/2022

Sulmuesit argjentinas, Paulo Dybala, i përfundon kontratën këtë verë dhe mbërritja e Vlahovicit ka reduktuar rolin e tij në skuadër.

Një nga klubet që është i interesuar për shërbimet e tij është Interi, kampioni aktual i Serisë A dhe që po lufton për të ruajtur titullin.

Sipas informacioneve të “TodoFichajes”, Interi është duke negociuar me agjentin e lojtarit.

Klubi duhet të inkorporojë talentin pas një viti tranzicioni dhe transferimi i argjentinasit do të përshtatej në mënyrë perfekte me nevojat ekonomike të entitetit pasi nuk do të ishte e nevojshme të paguhej një shifër për transferimin.

Burime pranë TDF konfirmojnë se bisedat janë përshpejtuar ditët e fundit dhe madje lojtari tashmë i ka thënë po interistasve për të zbritur në Milano sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco