Arapi pas fitores kundër Egnatias: Përballë kishim një kundërshtar të vështirë, e rëndësishme është...

Arapi pas fitores kundër Egnatias: Përballë kishim një kundërshtar të vështirë, e rëndësishme është...

16:47, 07/03/2022

Renato Arapi, trajneri i Teutës, pas ndeshjes me Egnatian foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Sot nuk luajtëm për të barazuar, sot u munduam të presonim lart, por me kalimin e minutave edhe kundërshtari u bë më i vështirë, sidomos pas golit. Mënyra si e nisëm pjesën e parë na konsumoi, pasi u munduam të bënim presing lart, plus kishim dhe mungesa. Në fund futëm dhe Grudën e Kapllanin, për arsye teknike.”

“Sigurisht që ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne, duke parë pikët dhe renditjen. E dinim që kishim të bënim me një kundërshtar të vështirë, megjithatë e rëndësishme është fitorja.”

“Tre pikët janë shumë të rëndësishme, pasi kush luan kundër Egnatias përgatitet për një ndeshje të vështirë. Megjithatë e vërtetë që duhet të punojmë për një ndeshje më të bukur.

Kemi bërë disa ndryshime, kemi tre lojtarë të rinj që po luajnë rregullisht dhe po paraqiten mirë. Te mbrojtja po përpiqemi të mos ndryshojmë, por kanë qenë edhe mungesat që na kanë detyruar të bëjmë lëvizje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco