Lajmi i fundit

‘Metamorfoza 2’/ Arrestohet në Milano, ‘Leksi i druve’

Trajneri Giresse zgjedhja më e mirë e mundshme nga FFK, ‘testohet’ këtë muaj

Trajneri Giresse zgjedhja më e mirë e mundshme nga FFK, ‘testohet’ këtë muaj

11:46, 07/03/2022

Ka thuajse dy javë që Kombëtarja e Kosovës në futboll u bë me trajner të ri, shkruan Syri.net Kosova.

Trajneri francez, Alain Giresse, është emëruar trajner i ri i Kombëtares A të Kosovës në futboll, Giresse u prezantua për herë të parë para medieve dhe opinionit në Kosovë në një konferencë të organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Nga gjithsej 40 trajnerë të interesuar për trajner të Kosovës, Giresse është përzgjedhur si më i miri i mundshëm për ta përcjell ekipin e Kosovë.

Por si shihet zgjedhja e Giresse nga ekspertet e fushës së futbollit në Kosovë?

Profesori, Bylbyl Sokoli në një prononcim për Syri.net Kosova, e ka cilësuar Giressen si një emër ta madh të futbollit botëror, dhe se sipas tij tani duhet ta dëshmoj se mund ta udhëheq edhe ekipin e Kosovës dhe ta çojë në kualifikime.

“Emër i madh i futbollit botëror. Si trajner dhe përzgjedhës me mjaftë përvojë.Tani duhet të dëshmohet se mundet me e udhëheq ekipin e Kosovës. I uroj suksese ! Na duhet sa më shumë diciplinë taktike. Përvoja e përzgjedhësit premton se rezultatet nuk duhet me mungu. Kosova ka ekip cilësor dhe duhet kërkuar kualifikim… Së shpejti do të shohim sa do të jetë i suksesshëm përzgjedhësi i ri”, është shprehur Sokoli.

Ndërkaq, gazetari i njohur kosovar, Lorik Gashi, zgjedhjen e Alain Giresse e sheh si zgjedhjen më të mirë që FFK ka mundur të bëjë në bazë të kërkesave nga të interesuarit e tjerë, derisa renditë disa nga problemet që sipas tij mund të ‘ngec’ trajneri i ri në raport me udhëheqjen e ekipit.

“Zgjedhja e Alain Giresse si trajner i Kosovës  është zgjedhja më e mirë që FFK ka mundur të bëjë në bazë të kërkesave që kanë pasur trajnerët e tjerë në drejtim të këtij institucioni. Ajo çka u pa gjatë prezantimit të tij ishte mënyra e tij diplomatike për tu përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. Gjithashtu u vërejt që edhe njohuritë e tij për futbollistët e Kosovës janë të pakta, gjë që mund të sjell shumë probleme në të ardhmen. Një problem tjetër është edhe gjuha pasi trajneri nuk fliste fare gjuhën angleze e ku siç dihet tek Kosova janë shumë pak lojtarë që kanë njohuri të gjuhës franceze”, shprehet Gashi për Syrin.
 

I pyetur se cilat janë pritshmëritë për trajnerin e ri duke krahasuar atë me ish-tajnerin Challandes, Gashi thotë se kjo mbetet të shihet, dhe një mendim më i qartë për Giresse do të krijohet pas ndeshjeve miqësore që ka këtë muaj.

“Në momentin kur Challandes është ëmëruar si trajner i Kosovës të gjithë kemi pasur mëdyshjet për të pasiqë i njëjti nuk ka trajnuar ndonjë kombëtare të madhe, njëjtë siç  ka ndodhur edhe me Giressen.  Giresse si futbollist njihet si një ndër më të mirët në France, derisa si trajner ende nuk e ka dëshmuar veten. Mund të ndodh që edhe Giresse të ketë fatin e njejtë të Challandes që të arrijë kulmin e tij si trajner me kombëtaren e Kosovës, mirëpo një gjë e tillë mbetet të shihet. E besoj që një mendim më të qartë për trajnerin francez do ta kemi pas dy ndeshjeve miqësore që Kosova do t’i zhvilloj në Mars ndaj Zvicrës dhe Burkina Fason, aty do tq kuptojmë edhe taktikat dhe mënyrën e vendosjes së skuadrës pasi që në konferencën e parë trajneri francez nuk kishte dëshirë të fliste per to”, nënvizoi gazetari.


Ndryshe, trajneri Giresse në fjalën e tij pas zyrtarizimit si trajner, tha se synon të formojë një ekip që "do të japë rezultate të mira".

Giresse tha se do të formojë një ekip që do të ngritët shkallë pas shkalle deri në shkallën më të lartë.

"Synimi është që të formojmë një ekip që të japë rezultatet më të mira. Gjithmonë të kihet parasysh një ekip i cili do të jetë i gatshëm që të ngritët në shkallë në mënyrë progresive, deri në shkallën më të lartë. Dhe sigurisht, elementi kryesor është të mos kemi asnjë kompleks për të arritur synimet tona", tha ai.

Trajneri francez ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Kosovën, pra, trajneri Giresse pritet te jetë në krye të udhëheqjes së ekipit kosovar deri rreth muajit nëntor të vitit 2023.

Ndryshe, Giresse si trajner për disa vite ka menaxhuar skuadra si: Toulouse (1996-98 dhe 1999/2000), Paris Saint-Germain (1998) dhe FAR Rabat (2001/2003).

Nga viti 2004 ka filluar të jetë trajner i kombëtarëve ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004/2005), Gabonin (2006/2010), Malin (2010/2012 dhe 2015/2017), Senegalin (2013/2015) dhe Kombëtarja e fundit që Giresse ka menaxhuar është ajo e Tunizisë për sezonin 2018/19./Syri.net Kosova

 

 







+

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco