Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e nëntë para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

Georgina Rodriguez këmbëngul se është një femër e vetë-arritur

Georgina Rodriguez këmbëngul se është një femër e vetë-arritur

18:59, 27/02/2022

Georgina Rodriguez ka këmbëngulur se ajo është një grua e vetë-arritur në jetë dhe nuk do të shpenzonte kurrë asnjë qindarkë nga vlera neto e fitimeve të Cristiano Ronaldos prej 443 milionë euro.

Ish-punonjësja e butikut, u mburr se si ka ‘miliona’ të sajat dhe është ‘krenare’ që menaxhon karrierën e saj si influencere me 37.5 milionë ndjekës në “Instagram”.

Image

Ajo i tha edicionit spanjoll të revistës Forbes: “Për sa i përket parave, do të duhet të më falni, por unë preferoj të mos flas se sa miliona ka në llogarinë time bankare”.

 “Jam e lumtur që jam partnerja e Cristiano Ronaldos, jam plotësisht e dashuruar me të dhe ndihem shumë me fat si rezultat.

Image

 “Jam e vetëdijshme se të qenit e dashura e tij më ofron shumë mundësi, por kam punuar dhe ndërtuar vetë ato që kam në bankë”, u shpreh ajo.

Në dokumentarin e saj të fundit në “Netflix’, me titull “I Am Georgina”, ajo tha: “Është e vërtetë që gjërat kanë shkuar mirë për mua vitet e fundit, por unë gjithashtu kam punuar shumë dhe kam ditur të përdor kohën time dhe rrjetet sociale”.

Image

Rodriguez aktualisht është shtatzënë në pritje të binjakëve, një djalë dhe një vajzë, me partnerin e saj futbollist, Cristiano dhe pritet të lindë në prill.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco