Teuta feston fitoren, Dinamo rrezikon rënien nga Superliga

Teuta feston fitoren, Dinamo rrezikon rënien nga Superliga

19:11, 20/02/2022

Teuta ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme përballë Dinamos në “Elbasan Arena”, takim ky i luajtur në kuadër të javës së 21-të të Abissnet Superiore.

Një gol i shënuar nga Emiliano Vila në minutën e 10 të takimit, u ka mjaftuar durrsakëve të Renato Arapit të sigurojnë 3 pikët.

Bledar Devolli nuk arrin as këtë herë të sigurojë fitoren e parë në drejtimin e bluve, ndërsa edhe pse kishte raste të shumtë në këtë takim, nuk mundi të dilte triumfues nga “Elbasan Arena”.

Një humbje që do të “dhembi” shumë në llogaritë e fund sezonit, ku aktualisht Teuta i ka “zhytur” ata në vendin e 8 në tabelën e klasifikimit, duke rrezikuar kështu seriozisht edhe rënien nga superliga.

Teuta pas kësaj fitoreje arrin në kuotën e 24 pikëve e pozicionuar ne vendin e 6-të, ndërsa nga krahu tjetër Dinamo ka 19 pikë në vendin e 8-të, dhe diferenca me vendin e fundit të mbajtur nga Skënderbeu është vetëm 3 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco