Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Barcelona mposht Valencian, Sevilla 'humb luftën’ për titull

Barcelona mposht Valencian, Sevilla 'humb luftën’ për titull

18:24, 20/02/2022

Barcelona ka mposhtur Valencian në javën e 25-të të LaLiga duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme. Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-1, me Aubameyang që shkëlqeu në këtë ndeshje.

Ndërkohë, Sevilla nuk ia doli dot të mposhte Espanyol duke humbur terren në luftën për titull.

Barcelona e nisi takimin në mënyrën e duhur duke gjetur edhe golin e parë në minutën e 23 me blerjen e fundit Aubameyang. Një pasim i mirë në thellësi nga Jordi Alba e vendosi sulmuesin të vetëm përball portierit që nuk e shpërdoroi mundësinë, por zhbllokoi rezultatin.

Nëntë minuta më vonë Barcelona do të dyfishonte gjithçka me Frenkie de Jong, ndërsa pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 3-0. Aubameyang do të shënonte edhe golin e tretë të takimit dhe të dytin personal.

Në pjesën e dytë, Valencia ngushtoi diferencat me anë të Soler. Ai shfrytëzoi mjaft mirë një harkim nga e majta dhe goditja e tij me kokë u ndal vetëm nga rrjeta.

Pokerin për Barcelonën e plotësoi Pedri me një supergol nga distanca. Mesfushori lëshoi një “predhë” duke e bërë të pavlefshëm reagimin e portierit.

Në ndeshjen tjetër, Sevilla u ndal në një barazim 1-1 në fushën e Espanyol. Golit të Rafa Mir, iu përgjigj Darder duke vulosur edhe rezultatin final të takimit. Në këtë ndeshje u aktivizua përgjatë gjithë takimit edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare.

Kështu, Sevilla humbet terren në luftën për titull pasi diferenca me Realin e vendit të parë shkon sërish në gjashtë pikë. Nga ana tjetër, Barcelona rimerr vendin e katërt dhe ngjitet në kuotën e 42 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco