Dy minuta makth për Manchester United, ‘Djajtë e Kuq’ ndëshkojnë Leeds

Dy minuta makth për Manchester United, ‘Djajtë e Kuq’ ndëshkojnë Leeds

17:25, 20/02/2022

 “Djajtë e kuq” kanë mposhtur 4-2 skuadrën e Leed United, në një ndeshje që pati shumë emocione.

Harry Maguire u shfaq si sulmues dhe shënoi golin e parë për United, para se Bruno Fernandes të realizonte në fundin e pjesës së parë sërish.

Pjesa e dytë nisi flakë për Leeds, që shënoi për një minutë dy gola me Rodrigo dhe Raphiunha. Manchester United u shtang, por gjithsesi reagoi.

Mesfushori brazilian, Fred, riktheu epërsinë për United, ndërsa Elanga shënoi në fund edhe golin e katërt. Leeds po kalon një moment të keq, teksa ka marrë vetëm një pikë në 4 ndeshjet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco