Tifoz i 'zjarrtë' i Celtic, Meta suprizohet nga klubi skocez

Tifoz i 'zjarrtë' i Celtic, Meta suprizohet nga klubi skocez

15:47, 20/02/2022

Presidenti i Republikës, Ilir Meta njihet si një nga tifozët më të zjarrtë të skuadrës skoceze, Celtic.

Dashuria e Metës për skuadrën skoceze është parë edhe vitet e kaluara kur ai e shfaqi atë përmes pamjeve me rekuizitat e klubit në rrjetet sociale.

Së fundmi, Meta ka marrë një surprizë të bukur nga klubi i Celtic, të cilët i kanë dhuruar një fanellë me të gjithë firmat e lojtarëve të skuadrës bardhjeshile.

Ka qenë vetë presidenti Meta ai i cili ka dhënë lajmin përmes një postimi në faqen zyrtare, duke e cilësuar si një dhuratë shumë e vyer që i vjen nga Glasgow.

Postimi i Metës:

Fanella me djersën dhe firmat e lojtarëve të #CelticFC, është padyshim një dhuratë shumë e vyer që vjen nga Glasgow.

Shumë trofe kemi arritur, por jemi të paduruar për suksese të reja! Hail Hail!

The worn and signed shirt by The Bhoys of #CelticFC, is definitely a very valuable gift coming from Glasgow.

We have achieved many trophies, but we can hardly wait for new successes! Hail Hail!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco