Serie-A/ Fiorentina mposht Atalantën dhe i afrohet Europës

Serie-A/ Fiorentina mposht Atalantën dhe i afrohet Europës

15:26, 20/02/2022

Atalanta pësoi një tjetër humbje, kësaj radhe në transfertë përballë Fiorentinës, duke mos përfituar dot nga gabimi i Juventusit përpara dy ditësh.

Kjo është ndeshja e 5 radhazi që ekipi i Gasperinit nuk merr një fitore në kampionat. Kështu bergamaskët rrezikojnë jo vetëm vendin e katërt, që tashme mbahet nga Juventusi, por edhe të pestin, që po sulmohen nga Lacio, Roma dhe Fiorentina.

Këta të fundit, i falen ish sulmuesit të Milanit, Piatek, i cili ashtu si në ndeshjen e Kupës, e ndëshkoi Atalantën dhe në kampionat.

Në këtë përballje ishte gjithashtu në lojë dhe Berat Gjimshiti, por shqiptari nuk luajti më shumë se 58 minuta, për të mos qenë në rrezik për sfidën e kthimit me Olimpiakosin.

Renditja:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco