Adriano konfirmon lidhjen me infermieren 21 vjeçare në ditëlindjen e tij

Adriano konfirmon lidhjen me infermieren 21 vjeçare në ditëlindjen e tij

14:58, 20/02/2022

Futbollisti legjendar brazilian Adriano festoi ditëlindjen e tij të 40-të pak ditë më parë, ku zbuloi dhe lidhjen e tij me 21 vjeçaren braziliane Ceu Oliveira.

Sulmuesi dikur i famshëm ka disa vite që është jashtë futbollit dhe praktikisht jashtë jetës mediatike, përveç polemikave të herëpashershme që vazhduan ta ndiqnin pas karrierës së tij.

Megjithatë, Adriano befasoi miliona ndjekës në rrjetet sociale me postimin e fundit ku konfirmoi se është në një lidhje me Ceu Oliveiro.

Edhe miqtë e tij u habitën, pasi ai është pothuajse dy herë më i madh se e dashura e tij e re 21 vjeçare.

Image

Ceu Oliveira është me profesion  infermiere dhe së fundmi është fotografuar në aeroportin e Sao Paolos teksa zbret nga avioni privat i Adrianos. Duke qenë se ata vendosën ta bëjnë lidhjen e tyre publike, Adriano nuk ka ngurruar të shfaqet në shoqërinë e partneres së tij të re gjatë festës së ditëlindjes.

Gjithashtu, e dashura e tij e re nuk ka ngurruar të ndajë publikisht urimet e ditëlindjes përmes rrjeteve sociale.

Image

Në karrierën e tij, Adriano ka veshur fanellat e Flamengos, Interit, Fiorentinës, Parmës, Sao Paulos, Romës, Corinthians dhe Atletico Paranense dhe për kombëtaren braziliane ka shënuar 27 gola në 48 paraqitje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco