De Jong tregon se si e mori vesh lajmin për largimin e Messit: U trondita!

De Jong tregon se si e mori vesh lajmin për largimin e Messit: U trondita!

13:42, 20/02/2022

Frenke De Jong nuk e ka pritur mirë largimin e Leo Messit nga Barcelona. Mesfushori holandez u trondit, pasi ishte i bindur që do të qëndronte edhe pse kishte shumë lajme për mundësinë e largimit.

“Messi ishte lojtari që na përfaqësonte të gjithëve dhe ishte imazh për Barcelonën dhe kur u largua, pas gjithë asaj që kishte bërë për klubin ishte një goditje e rëndë. Ende na mungon Messi, pasi nëse dikush me prestigjin e tij nuk është më, atëherë situatat ndryshojnë.

Si e mësova se do të largohej nga Barça? Po prisja vëllain dhe babain në aeroport dhe më vjen një mesazh që Messi do të largohet nga klubi. Në fillim nuk e besova, por me kalimin e minutave më erdhën shumë indicie se gjithçka ishte e vërtetë.

Është e pamundur ta besosh, edhe pse kishte shumë zëra gjatë të gjithë merkatos. Unë nuk i mora kurrë seriozisht. Kur largimi i tij u kthye në fakt, unë isha i tronditur”, u shpreh De Jong.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco