Renditja e Superligës pas ndeshjeve të javës së 16-të

Renditja e Superligës pas ndeshjeve të javës së 16-të

19:38, 19/01/2022

Java e 16-të ngriti siparin për këtë vit në futbollin shqiptar.

Skuadrat lanë pas festat dhe u rikthyen për të vazhduar pjesën e mbetur të sezonit, ku gara për titullin kampion është shumë e ashpër.

Ndeshja e fundit për këtë javë ishte ajo mes Kukësit dhe Dinamos.

Skuadra e Blendi Shkëmbit u rikthye tek fitoret pas 5 ndeshjesh.

Kukësi nga ana tjetër humbi mundësinë që të kalonte i vetëm në vendin e dytë.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Eni Imami në minutat e fundit.

Në këtë javë kryendeshja ishte derbi i Shqipërisë, Tirana-Vllaznia.

Kjo supersfidë përfundoi në barazim pa gola, ku nuk munguan dhe polemikat.

Bardheblutë janë ekipi që përfitoi më shumë pasi ndjekësit më të afërt, Laçi dhe Kukësi, nuk fituan ndeshjet respektive.

Tirana vazhdon të kryesojë kampionatin me 34 pikë, 6 më shumë se ndjekësit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco