Gjykoi Klasiken e Gjermanisë, rrëfehet Zwayer: Kam marrë kërcënime me vdekje pas asaj ndeshje

Gjykoi Klasiken e Gjermanisë, rrëfehet Zwayer: Kam marrë kërcënime me vdekje pas asaj ndeshje

15:46, 18/01/2022

Ai është një nga gjyqtarët më me përvojë të Bundesligës. Bëhet fjalë për Felix Zwayer, i cili ka drejtuar 191 ndeshje të kampionatit gjerman, 22 ndeshje të Champions League dhe 22 ndeshje të Europa League.

Teksa udhëhiqte derbin e Gjermanisë të fituar nga Bayern Munich (3-2) kundër Borussia Dortmundit, Zwayer ishte kritikuar në shtyp nga Jude Bellingham, i cili e kishte akuzuar atë për disa situata të diskutueshme për manipulimin e ndeshjes:

'Ju i jepni një arbitri, që ka fiksuar ndeshje më parë, sfidën më të madhe në Gjermani dhe çfarë prisni pastaj? Për mua nuk ishte penallti. Hummels as nuk po e shikon topin dhe po lufton për të, kur e godet. Mund të shikoni më shumë vendime gjatë lojës', ishte shprehur futbollisti i Dortmund.

Kjo deklaratë i bëri jehonë një ndeshjeje të vitit 2004 midis SV Wuppertal dhe Werder Bremen II, ku teksa shërbente si ndihmës arbitër ai u akuzua se merrte para për marrjen e vendimeve të linjës, por asnjëherë akuzat nuk ishin arritur të provoheshin.

Në një intervistë për “Sky Sport Germany”, Felix Zwayer foli mbi valën e akuzave që ka marrë që nga ajo kohë:

'Llogaria ime e emailit të punës ka marrë shumë mesazhe që janë tronditëse. Policia e Berlinit më shkroi dhe më tha se kishte një kërcënim me vdekje ndaj meje në internet. Këto janë gjëra që dua të them. Çfarë ndodh kur keni për të drejtuar një ndeshje ndërkombëtare tre ditë më vonë?

Kur paketon çantën dhe të shkon tek pragu i derës dhe kur përpiqesh t'i thuash  mirupafshim gruas tënde, sheh që asaj i shpërthejnë lot, jo se i mungoj kur largohem, por se është e shqetësuar për mua dhe ndoshta ajo që po ndodh në shtëpi, është një situatë shumë e vështirë për të jetuar', - tha Zwayer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco