E kryer, Vedat Muriqi drejt kalimit tek skuadra ruse

E kryer, Vedat Muriqi drejt kalimit tek skuadra ruse

14:56, 18/01/2022

Duket se Lazio dhe CSKA e Moskës e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi në kampionatin rus të futbollit.

Sulmuesi shqiptarë nuk po përshtatet me futbollin italian dhe skuadra e CSKA-së, duke parë situatën shfaqi interes për shërbimet e 27 vjeçarit.

 “Alep Agency” raporton se mes skuadrës italiane dhe asaj ruse është arritur akordi për transferimin e lojtarit për ta marrë atë në huazim me vlerën e 1.5 milion euro dhe më opsion blerje përfundimtare në fund të sezonit për 8.5 milion euro.

Siç duket tanimë fjala e fundit i ka mbetur sulmuesit Muriqi, nëse do preferojë të luajë në kampionatin rus apo do të presë ndonjë ofertë tjetër nga skuadra të kampionateve të tjera europiane.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco