Barcelona regjistron fitore të rëndësishme në Majorka, vendos sulmuesi holandez

Barcelona regjistron fitore të rëndësishme në Majorka, vendos sulmuesi holandez

09:24, 03/01/2022

Barcelona arriti një fitore shumë të vlefshme në ndeshjen e javës së 19-të në La Liga. Katalanasit troumfuan ndaj Majorkës me rezultatin 1-0, pavarësisht numrit të madh të mungesave që pati trajneri Xavi Hernandez.

Është një mrekulli e vërtetë që Barcelona luajti ndeshjen e saj në kampionat. Kështu, trajneri Xavi nuk ka mundur të llogarisë 16 lojtarë të cilët kanë munguar për arsye të ndryshme, kryesisht për shkak të infektimit me koronavirus dhe lëndimeve.

Megjithatë, skuadra e Barcelonës e hedhur në fushë nga Xavi bëri një punë më se të mirë, përveç disa problemeve në finalizim.

Që në fillim, katalanasit shkuan në ofensivë drejt portës vendase dhe Luuk de Jong e tronditi dy herë shtyllën e portës në dy minuta.

Ai fillimisht goditi shtyllën në minutën e 29-të, e më pas një minutë më vonë tundi traversën me një goditje fantastike.

Kur dukej se po pjesa e parë po mbyllej pa gol, De Jong më në fund shënoi. Sulmuesi holandez kurorëzoi me kokë një krosim të nga Oscar Mingueza në minutën e 44-të dhe Barcelona shkoi në pushim me avantazh.

Vazhdimi sjell shumë luftime në mesin e fushës dhe ruajtjen me mjeshtëri të avantazhit nga miqtë.

Barcelona e mbajti topin dhe nuk i lejoi Majorka një shans më të madh. Rodrigo Battaglia pati goditjen më të mirë me kokë në fund të ndeshjes, por pa sukses.

Jaume Acosta pati shansin e fundit të madh në minutën e dytë të shtesës, por Marc-Andre Ter Stegen bëri një pritje të shkëlqyer dhe i solli skuadrës së tij tre pikë.

Katalanasit shënuan kështu një fitore jashtë fushe pas më shumë se një muaji agjërim. Gjithashtu, kanë avancuar me dy vende dhe aktualisht janë në vendin e pestë në La Liga me 31 pikë, një më pak se vendi që të çon në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco