Thyen disiplinën, Guardiola dënon dy yjet e ekipit

Thyen disiplinën, Guardiola dënon dy yjet e ekipit

11:56, 21/12/2021

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dënuar yjet Jack Grealish dhe Phil Foden për prishjen e atmosferës dhe i ka përjashtuar nga skuadra për duelin kundër Newcastle.

Manchester City vazhdoi të “shkelë” ekipet angleze, teksa në fundjavë mposhti Newcastle me rezultatin 4-0. Në rezultat nuk ndikoi as fakti që në skuadër nuk ishin Foden dhe Grealish.

Dyshja u fotografua pesë ditë më parë në një festë, pas fitores 7-0 ndaj Leeds. Atë natë futbollistët nuk janë lejuar të dalin në klube nate. Kështu Guardiola i ndëshkoi duke mos i aktivizuar në ndeshjen kundër Neëcastle dhe ai e shpjegoi vendimin e tij për BBC Radio 5.

"Për mua është shumë e rëndësishme se si sillen futbollistët brenda dhe jashtë fushës. Nëse veprimet jashtë fushës nuk janë adekuate, ata as nuk do të luajnë, kështu që duhet të jenë të përqendruar gjatë gjithë kohës edhe pse janë Krishtlindje dhe pushime," tha eksperti spanjoll.

Foden është prodhim i akademisë së klubit dhe vlera e merkato sipas faqes së specializuar Transfermarkt është 80 milionë. Ndërsa Grealish kap vlerën e 100 milionë eurove.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco