'Jeta duhet të vazhdojë'/ Kameruni merr masa të rrepta sigurie për Kupën e Afrikës

'Jeta duhet të vazhdojë'/ Kameruni merr masa të rrepta sigurie për Kupën e Afrikës

08:50, 17/12/2021

Kupa e Afrikës do të vazhdojë sipas planit. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga drejtuesit e Konfederatës Afrikanë të Futbollit (CAF), Komitetit organizator si dhe federatës së Kamerunit, që është vendi pritës.

“Në Kamerun si dhe në vende të tjera, janë vendosur masa efikase dhe të besueshme, një sistem i kolauduar”, shpjegohej në komunikatën që qartësoi gjithçka rreth situatës së krijuar për shkak të rritjes së infektimeve me COVID-19.

Aktiviteti i planifikuar nga data 9 janar deri më 7 shkurt ishte vënë në dyshim për shkak të situatës me pandeminë në botë dhe hezitimit të vazhdueshëm të klubeve elitare europiane për të lëshuar futbollistët e tyre.

Por CAF bëri të qartë se nuk kishte në plan që të ndryshonte programin e të anulonte apo shtynte turneun.

“Jeta duhet të vazhdojë dhe duhet të mësojmë të bashkëjetojmë me këtë situatë”, shkruhej në komunikatën e cila linte pak vend për interpretim.

Ndërkohë, janë marrë masa shumë të rrepta dhe protokolle sanitare që të evitohet shpërndarja mes pjesëmarrësve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco