Zyrtare/ Pesë raste të reja me Covid-19 te Real Madrid

Zyrtare/ Pesë raste të reja me Covid-19 te Real Madrid

16:55, 16/12/2021

Ndeshja ndaj Cadiz në La Liga premton të jetë pak më delikate nga sa pritej për Real Madridin. Lideri i kampionatit spanjoll ka identifikuar 5 raste të reja me Covid-19 brenda fuqisë punëtore dhe stafit teknik. Asensio, Bale, Lunin, Rodrygo dhe Davide Ancelotti, djali dhe zëvendësi i Carlo Ancelottit, kanë rezultuar të gjithë pozitivë.

Kjo nuk i ndihmon “Los Blancos”, pasi këta 4 lojtarë i bashkohen Luka Modric dhe Marcelo, të cilët rezultuan pozitiv dje. Ata do të mungojnë në dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Cadiz-it, por edhe për ndeshjen në San Mames për t'u përballur me Athletic Bilbao të mërkurën më 22 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco