Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e nëntë para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

Haaland largohet nga Dortmund, Raiola e konfirmon: Ja ku mund të transferohet

Haaland largohet nga Dortmund, Raiola e konfirmon: Ja ku mund të transferohet

09:00, 11/12/2021

Agjenti i Erling Haaland, Mino Raiola thotë se ka shumë mundësi që sulmuesi të largohet nga Borussia e Dortmundit verën e ardhshme, duke dhënë edhe një listë prej 4 skuadrash që mund të jenë destinacioni i ardhshëm i futbollistit. 21-vjeçari ka shënuar 74 gola në 72 ndeshje me Dortmundin që kur u bashkua me verdhezinjtë në janarin e 2020. 

Haaland besohet se ka një klauzolë që i lejon të largohet për 64 milionë paund verën e ardhshme, dhe më parë ka tërhequr interesin e skuadrave më të mëdha të Europës. I pyetur se kur do të jetë lëvizja e radhës për Haaland, Raiola deklaroi, “Ndoshta këtë verë, ndoshta verën pasardhëse, por ka shumë mundësi që Haaland të largohet që këtë verë, të shohim. 

Ai mund dhe i duhet të bëjë hapin e radhës, Bayern i Mynihut, Real Madrid, Barcelona apo Manchester City, këto janë klubet e mëdha ku mund të shkojë. Të gjithë ne e dinim që kur shkoi te Dortmundit se do të vinte momenti për të bërë këtë hap“.

Haaland i lindur në Leeds dhe që është djali i ish futbollistit të Manchester Cityt Alf-Inge Haaland, ka një kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2024, por Raiola konfirmoi se norvegjezi do të të diskutoje me Dortmundin në lidhje me të ardhmen e tij gjatë dimrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco