Lazio sakrifikon Muriqin për norvegjezin Botheim

Lazio sakrifikon Muriqin për norvegjezin Botheim

12:25, 01/12/2021

Skuadra e Lazios ka arritur marrëveshje në parim për shërbimet e sulmuesit Erik Botheim nga Bodo/Glimti.

Për ta transferuar Botheimin në merkaton e janarit, Lazio duhet ta sakrifikojë një lojtar dhe sipas mediave italiane, ai do të jetë sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Mësohet se trajneri Maurizio Sarri ka kërkuar norvegjezin Botheim që ka impresionuar këtë edicion në Ligën e Evropës me paraqitjet e tij.

21-vjeçari ka shënuar 21 gola këtë edicion dhe ka bërë nëntë asistime në 43 ndeshje në të gjitha garat. Me ekipin norvegjez ka kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, Lazio do t’i shqyrtojë të gjitha ofertat për Muriqin, i cili as këtë edicion nuk ka bindur me paraqitjet e tij. 27-vjeçari që ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, ka vetëm 11 paraqitje dhe një asistim deri më tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco