Fernandes kritikon ekipin: Nuk jemi në të njëjtin nivel me Manchester Cityn

Fernandes kritikon ekipin: Nuk jemi në të njëjtin nivel me Manchester Cityn

18:56, 06/11/2021

Bruno Fernandes tha se humbja e së shtunës 2-0 ndaj Manchester City në Premier League tregoi se Manchester United "nuk është në të njëjtin nivel" me rivalët e tyre.

Një autogol nga Eric Bailly i dërgoi Citizens në rrugën e tyre në Old Trafford përpara se Bernardo Silva të dyfishonte avantazhin e ekipit mysafir në fazat përmbyllëse të pjesës së parë.

Man City pati 16 goditje gjatë një paraqitjeje dominuese kundër skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer dhe Fernandes pranoi pas ndeshjes se ekipi i tij është një skuadër inferiore ndaj kampionëve në fuqi.

"Vështirë të thuash diçka tani, por jo mjaftueshëm mirë nga ne. Duhet të ndryshojmë, kjo ka ndodhur shumë herë tashmë dhe jemi në fillim të sezonit,"  tha Fernandes.

"Ne duhet të flasim më pak dhe të bëjmë më shumë. Duhet të bëjmë më mirë. Ata na treguan sot se nuk jemi në të njëjtin nivel", ka përfunduar futbollisti.

Man United tani ka humbur katër nga 11 ndeshjet e tyre në Premier League këtë sezon dhe mund të jetë 11 pikë larg kreut të tabelës duke hyrë në pushimin ndërkombëtar të nëntorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco