VIDEO/ Manchesteri është blu, City triumfon në derbin ndaj United

VIDEO/ Manchesteri është blu, City triumfon në derbin ndaj United

15:40, 06/11/2021

Manchester City fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj United në derbin e qytetit në “Old Trafford”, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të Premier League.

City e nisi mjaft vrrullshëm sfidën, teksa në minutën e 7-të kaloi në avantazh, pas autogolit të Eric Bailly-t.

Pavarësisht golit, “qytetarët” nuk u tërhoqën dhe vunë disa herë në vështirësi portierin e “Djajve të kuq” David De Gea-n. Ai shkëlqeu fillimisht në minutat e 29-të dhe të 35-të kur priti mrekullisht gjuajtjet e Gabriel Jesus dhe Kevin De Bruyne, por më pas bëri një gabim të madh në minutën e 45-të.

Cancelo hodhi një top në zonë, me  Luke Shaw që harroi plotësisht Bernardo Silvën në shtyllën e dytë. Portugezi gjuajti keq, por De Gra reagoi në mënyrë të ngathët dhe lejoi që topi të futej në rrjetë.

Në pjesën e dytë, City “tërhoqi këmbëzën” dhe e kontrollojë ndeshjen me qetësi. United kërcënoi seriozisht portën pas një ore lojë kur Mason Greenwood goditi nga distanca, mirëpo gjuajta e tij u prit nga portieri.

Skuadra e Guardiola pati një shans të artë të shënonte golin e tretë në minutën e 82-të kur Phil Foden u fut në zonë dhe gjuajti nga e majta, De Gea u mposht, por topi kaloi shtyllën dhe përfundoi në gol-out.

Fakti që lojtarët e Djajve të Kuq e mbajtën topin vetëm 32 përqind dhe nuk realizuan asnjë goditje nga këndi, teksa gjuajtjen e vetme e kishin nga jashtë zone, flet shumë për mënyrën se si luajti United. Cristiano Ronaldo luajti për 90 minuta në këtë takim, mirëpo nuk arriti të ndihmonte skuadrën e tij të merrte një rezultat pozitiv.

Rezultati dhe golashënuesit: Manchester United - Manchester City 0: 2 (autogol i Bailly 7', Silva 45')

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco