‘E mbyll këtu, nuk kam shumë për të thënë’/ ‘Besniku’ i Koeman largohet nga Barcelona

‘E mbyll këtu, nuk kam shumë për të thënë’/ ‘Besniku’ i Koeman largohet nga Barcelona

15:48, 01/11/2021

Ronald Koeman nuk është i vetmi nga stafi teknik që është larguar nga Barcelona.

Holandezin po e shoqërojnë edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Fillimisht ishte Alfred Schreuder dhe tani Henrik Larsson ai që i thotë lamtumirë klubit “blaugrana”.

Ish-sulmuesi suedez, i cili ka spikatur edhe si futbollist te klubi katalanas në periudhën 2004-2006 (40 ndeshje dhe 13 gola në LaLiga), ka folur për medien e vendit të tij, “Sportbladet”, dhe ka qenë i qartë dhe konciz në atë që thotë:

“E mbyll këtu. Nuk kam shumë për të thënë”.

Në moshën 50-vjeçare, ai nuk ka dashur të bëjë deklarata për të ardhmen e tij (ndoshta më vonë).

Larsson ishte besnik i Koemanit, por nuk mendoi se kishte vend për të në stafin teknik nën drejtimin e Xavi Hernandezit, që pritet të zyrtarizohet në krye të skuadrës “blaugrana” pas pauzës për shkak të impenjimeve të përfaqësueseve në eliminatoret e Botërorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco