Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL, Ilir Meta takim në institutin IFIMES në Lubjanë

Përballja e parë në Superiore, publikohen çmimet e biletave në ‘Air Albania’ për Dinamo-Kukësi

Përballja e parë në Superiore, publikohen çmimet e biletave në ‘Air Albania’ për Dinamo-Kukësi

17:30, 27/10/2021

Dinamo dhe Kukësi do të përballen të premten në mbrëmje në “Air Albania”, në atë që do të jetë edhe ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në elitën e futbollit shqiptar.

Pikërisht në vitin 2012 kryeqytetasit zbritën një kategori më poshtë dhe verilindorët morën vendin e tyre, duke u bërë për herë të parë në histori, pjesë e Superiores.

Kur kanë kaluar plot 9 vite nga ajo kohë, dinamovitët janë rikthyer në elitë sërish dhe tashmë për herë të parë do të përballen mbrëmjen e të premtes në “Air Albania”, ndërsa klubi kryeqytetas ka publikuar edhe çmimet e biletave të stadiumit.

Çmimet:

W102, W103, W104 – 3000 lekë

W101, W107, W105, W106 – 2000 lekë

E… – 1000 lekë

N…, S…, V… – 500 lekë

Image

Dinamo vjen në këtë takim në vendin e pestë me 9 pikë të grumbulluara në 6 javë, ndërsa Kukësi në një formë më të mirë, pasi ndan vendin e dytë me Teutën, me 11 pikë secila.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco