Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ Nuk ka surpriza, klubet e Superiores kalojnë në turin e dytë

Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ Nuk ka surpriza, klubet e Superiores kalojnë në turin e dytë

15:34, 13/10/2021

U zhvilluan sot 5 ndeshjet e turit të parë në Kupën e Shqipërisë. Ashtu siç edhe pritej të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore ia dolën të kalonin në turin e dytë.

Tirana triumfoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Shkumbinit me rezultatin e thellë 6-0. Ashtu si në sfidën e parë të cilën e fituan 3-0, skuadra e Shehit u shfaq dukshëm superiore ndaj rivalëve të tyre.

Partizani përsëriti rezultatin e sfidës së parë me Tërbunin duke triumfuar 3-0. Teuta u ndal në barazim 2-2 me Luzin, por durrsakët shkojnë më tej për shkak të rezultatit të përgjithshëm.

Ndërkohë dhe Skënderbeu fitoi me goleadë duke mundur 4-0 Veleçikun, ndërsa Korabi përmbysi Vorën duke u kualifikuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

REZULTATET

GRUPI A

Teuta-Luzi 2-2

15′ Gjorgiev, 32′ Kapllani/ Abubakar 26′ , Merdini 42′

Partizani-Tërbuni 3-0

53′ Filipoviç, 79′ Murataj, 86′ Musta

Tirana-Shkumbini 6-0

11′ , 45′ Limaj , 21′ , 25′ , 27′ Xhixha, 35′ Bali (autogol)

Skënderbeu-Veleçiku 4-0

10′ , 48′ Bismark, 30′ Nikaj, 33′ Vitija

Korabi-Vora 3-1

3′ Marku, 11′ Marku, 83′ Dragoj / 28′ Ismailaj (pen)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco