‘Më rrinin 2-3 lojtarë afër’, Levandovski parashikon ndeshjen e ardhshme të kuqezinjve: Me Anglinë...

‘Më rrinin 2-3 lojtarë afër’, Levandovski parashikon ndeshjen e ardhshme të kuqezinjve: Me Anglinë...

15:03, 13/10/2021

Për Robert Levandovski ndeshja ndaj Shqipërisë në aspektin personal ishte krejtësisht për t’u harruar. Sulmuesi polak ishte në hije gjatë gjithë ndeshjes, falë edhe një paraqitje mbresëlënëse të mbrojtësit kuqezi, Marash Kumbulla.

Pas ndeshjes me Shqipërinë, të cilën Polonia e fitoi me rezultatin minimal 0-1, Levandovski foli për mediat, ku pranoi se ishte i ndërgjegjshëm në çdo moment se gjyqtaria nuk do ta mbyllte ndeshjen Shqipëri-Poloni në momentin kur e ndërpreu sfidën për shkak të sjelljes së tifozëve.

 “E dinim që gjyqtari nuk do ta mbyllte ndeshjen dhe do të kthehej në fushë”, tha sulmuesi polak për TVP. “Sidomos pasi ne shënuam një gol dhe në fakt kishin mbetur 13-14 minuta deri në fund të sfidës, ndaj ishte një vendim i vështirë për të”, shpjegoi fillimisht ai.

Fitorja minimale ndaj Shqipërisë sipas tij erdhi edhe për shkak se ekipi shqiptar bëri mirë mbulimin e emrave më të rrezikshëm të sulmit të përfaqësueses polake. “Mund të thuhet se bëmë minimumin, por gjithsesi e kryem detyrën. Kishim kontrollin në mes të fushës, vetëm rreth 20 metra nga porta e kundërshtarit nuk kishim shumë lojtarë tanët. Kishte gjithmonë dyluftime, nuk kishte hapësira, kishte gjithmonë 2-3 lojtarë afër”, shpjegoi ai arsyen pse kjo e sotmja ishte një fitore shumë e ngushtë e Polonisë ndaj kuqezinjve.

Tani ai parashikon një disfatë të Shqipërisë edhe në ndeshjen e radhës, atë kundër Anglisë, ndaj mendon se Polonia duhet të përqendrohet te vendi i dytë. “Mendoj se anglezët nuk kanë se si humbin pikë, ndaj ne duhet të fokusohemi te puna jonë, ndeshjet tona. Duam të marrim 6 pikë dhe pastaj të shohim se ku na çojnë:, tha ai në përfundim të duelit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco