Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL, Ilir Meta takim në institutin IFIMES në Lubjanë

Plotësohet Kombëtarja, ekipi nis stërvitjen për ndeshjet kualifikuese të botërorit

Plotësohet Kombëtarja, ekipi nis stërvitjen për ndeshjet kualifikuese të botërorit

21:16, 04/10/2021

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e parë të muajit tetor në kualifikueset e Botërorit 2022, atë që do të luajë këtë të shtunë kundër Hungarisë. Trajneri Edi Reja ka të plotë grupin e futbollistëve të grumbulluar, pavarësisht lodhjes fizike të disa elementëve apo dëmtimeve të lehta me të cilët ata i janë bashkuar grumbullimit.

Ekipi është mbledhur në Durrës dhe gjatë pasdites së sotme, Reja ka drejtuar seancën e parë stërvitore, ku më shumë është punuar në fakt për rikuperimin fizik të lojtarëve që kanë luajtur në fundjavë, sesa në planin taktik për ndeshjen e kësaj fundjave.

Lojtarët që luajtën të dielën kanë qenë të fundit që i janë bashkuar ekipit, duke plotësuar grupin ku binin në sy të rikthyerit pas dëmtimeve si Veseli, Lenjani e Dermaku, ashtu si edhe Balliu, i cili kishte munguar prej dy vitesh në radhët e kuqezinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco