Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Tuchel ankohet për arbitrin e VAR-it: E turpshme që në mes të Londrës të anulohet ai gol

Tuchel ankohet për arbitrin e VAR-it: E turpshme që në mes të Londrës të anulohet ai gol

12:56, 04/10/2021

Chelsea triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Southampton, megjithatë në fund si trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, ashtu edhe ai i “shenjtorëve”, Ralf Hasenhuttl, shfaqën ankesa për arbitrin e VAR-it, Mike Dean.

Ky i fundit ndërhyri në dy momente, fillimisht në pjesën e parë për të anuluar një gol me kokë të Werner, pasi sinjalizoi një faull në nisje të aksionit nga Azpilicueta dhe më pas sinjalizoi kartonin e kuq për mesfushorin e Southampton, Ward-Prowse, duke lënë këta të fundit me një lojtar më pak për disa minuta.

“Është pak e vështirë kur mësojmë që Mike Dean është në VAR, pasi nuk kemi aspak eksperienca të mira më të. Që kur jam te Southampton, ai na ka nxjerrë tre herë me karton të kuq”, u shpreh austriaku Hasenhuttl.

“Ne kemi rënë dakord që nuk do të ndalim lojën për kontakte të lehta, por është e turpshme, që në mes të Londrës dhe në mes të shiut, të të anulojnë një gol si ai i Azpilicuetës. Arbitri i VAR ka gabuar shumë”, deklaroi Tuchel.

Chelsea zgjidhi gjithçka në minutat e fundit, duke shënuar me Werner dhe Chilwell golat e fitores, ndërsa sulmuesi shqiptar Armando Broja nuk ishte i grumbulluar, pasi kështu ishte parashikuar në marrëveshjen e huazimit të tij te Southampton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco