Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Kush qëndron pas mbrojtjes së Irena Gjokës?

VIDEO/ Balotelli e bën 'sefte', sulmuesi shënon golin e parë në Turqi

VIDEO/ Balotelli e bën 'sefte', sulmuesi shënon golin e parë në Turqi

13:32, 19/09/2021

Mario Balotelli e ka bërë “sefte” në kampionatin turk me fanellën e Adanasporit. Sulmuesi italian i hap rrugë fitores së skuadrës së tij që triumfoi me shifrat 3-1 ndaj Rizespor.

Super Mario, iu bashkua klubit turk gjatë ditëve të fundit të merkatos së verës, kishte zhgënjyer me paraqitjet e tij deri tani, ashtu si e gjithë skuadra, ndërsa pak ditë më parë drejtuesit ia besuan pankinën trajnerit italian Vincenzo Montella.

Në sfidën ndaj Rizespor, Balotelli hapi serinë e golave në minutën e 31-të, duke ekzekutuar saktë një 11-metërsh, ndërsa më pas ishte Vargas që dyfishoi avantazhin. Miqtë rihapën takimin, por vetëm për pak minuta, pasi islandezi Bjarnason shënoi edhe golin e tretë për Adanën, duke vulosur suksesin e parë sezonal, që e ngjit përkohësisht në kuotën e 5 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco