Rudiger lë në pritje Chelsean, mbrojtësi nuk rinovon

Rudiger lë në pritje Chelsean, mbrojtësi nuk rinovon

17:32, 16/09/2021

Antonio Rudiger vazhdon të mbajë pezull Chelsea përsa i takon vendimit për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit.

Mbrojtësi është pjesë e “bluve të londrës” që nga viti 2017, por sëfundmi gjermani duket se ka vendosur të largohet nga Premier League. 28-vjeçari po ndiqet me interes nga Paris Saint Germain që po monitoron me vëmendje çdo lëvizje të lojtarit, për ta rrëmbyer atë me parameter zero në Qershor të  2022-it, kohë kur Rudiger lirohet nga klubi anglez.

Nga ana tjetër Chelsea nuk po rri duarkryq, pasi në rast të një largimi të Rudiger do të bëjë maksimumin për të arritur te mbrojtësi i Sevillas Jules Kounde, të cilin e kanë kërkuar edhe gjatë merkatos së verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco